KFOR-i uron Ditën e Gruas me një video të veçantë me gratë të cilat janë në mision

Misioni i KFOR-it në Kosovë ka uruar 8 Marsin, apo njohur ndryshe si Dita e Gruas me një video të veçantë.

Lajme

08/03/2022 08:34

Duke paraqitur gratë që janë pjesë e NATO-s, në pozita të ndryshme dhe punën të cilën bëjnë ato, përmes një postimi në Facebook , nga KFOR-i kanë uruar Ditën e Gruas.

“Ajo do ju bëj të qeshni, edhe nëse brenda vetes është duke qarë. Ajo do të ndjehet e stresuar edhe nëse mendimet nuk i ka të tilla. Ajo do ju jap shpresë edhe nëse është duke luftuar”, thuhet ndër të tjerash në video, transmeton lajmi.net.

Tutje u tha se “Ajo ju bën të lumtur dhe të qeshni edhe nëse ka dhimbje. Ajo sakrifikohet për ju, prandaj thuajini faleminderit, bëjeni të ndjehet e veçantë duke i uruar Ditën e Gruas”./Lajmi.net/