KFOR-i italian kryen kontrolle për zvogëlim të rrezikut kimik e radiologjik në fabrikën ku hidhen mbetjet në Pejë
Një ekip i specializuar italian, CBRN (Nuklear, Biologjik, Kimik, Radiologjik), pjesë e Batalionit të Mbështetjes të Komandës Rajonale Perëndimore të misionit të KFOR-it, ka kryer një aktivitet kontrolli në fabrikën e hedhjes së mbetjeve Eurosteel në komunën e Pejës. Misioni i NATO-s tha se ky kontroll është një aktivitet rutinor, i kryer nga KFOR, për…
Lajme
Një ekip i specializuar italian, CBRN (Nuklear, Biologjik, Kimik, Radiologjik), pjesë e Batalionit të Mbështetjes të Komandës Rajonale Perëndimore të misionit të KFOR-it, ka kryer një aktivitet kontrolli në fabrikën e hedhjes së mbetjeve Eurosteel në komunën e Pejës.
Misioni i NATO-s tha se ky kontroll është një aktivitet rutinor, i kryer nga KFOR, për të mbështetur Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në mënyrë që të monitorohet gjendja e objekteve industriale dhe të mbështeten autoritetet lokale në realizimin e operacioneve për zvogëlimin e rrezikut kimik dhe radiologjik.
“Këto aktivitete kryhen gjithmonë në bashkëpunim me ekipet CBRN të kontingjenteve të tjera të KFOR-it dhe me mbështetje nga Policia e Kosovës”, tha misioni në njoftim.
KFOR-i përsëriti se vazhdon të realizojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të kontribuar në krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.