KF Drenica reagon në lidhje me perzgjedhjen e ‘Yllit të Javës’ së 11-të nga BKT dhe FFK
Klubi i KF Drenicës ka reaguar nëpërmjet një video në rrjetin social, Facebook, në lidhje me perzgjedhjen e 'Yllit të Javës' së 11-të nga BKT dhe FFK

Sport
Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku nëpërmjet një videoje ka theksuar se sulmuesi i Ballkanit, Ermal Krasniqi nuk e meritoi çmimin e “Yllit të Javës”, para sulmuesit Jose Denisson i cili realizoi dy gola në fitoren 2-0 të Drenicës ndaj Dukagjinit.
“Për mendimin tim dhe të stafit tim dhe gjithashtu edhe futbollistëve dhe opinionit sportdashës se nuk është reale sepse pavarësisht se Ermal Krasniqi sipas meje është një ndër futbollistët më të mirë të Superligës sa i përket pozicionit që luan ai dhe e ka një të ardhme shumë të mirë dhe besoj që unë me keqardhje e them edhe po më vie shumë keq nga ana e Ermalit dhe nuk kisha dashtë me i’a mohu asnjë situatë as këtë javë pse është shpallur ylli i javës, por sipas mendimit tim dhe gjithë opinionit këtë javë çmimin e ka merituar Denisson dhe kjo është arsyeja pse sot kam dalë në këtë intervistë, që të reagoj publikisht sepse nuk e di prej çfarë njerzve apo ekspertëve bëhet përzgjedhja e yllit të javës..”
Më poshtë mund të ndiqni intervistën e trajnerit të Drenicës në lidhje me këtë reagim:
Kujtojmë që “Ylli i Javës” u zgjodh sulmuesi i Ballkanit, Ermal Krasniqi pasi shënoi dhe asistoi në fitoren 2-0 të klubit të tij ndaj Prishtinës.
/Lajmi.net