KF Drenica: Dy futbollistë të Prishtinës na refuzuan, anise kishim marrëveshje me klubin kryeqytetas
Dy futbollistët e Prishtinës, Genc Hamiti dhe Ermal Veliqi kanë refuzuar t’i bashkohen skuadrës së Drenicës, përkundër marrëveshjes që kishin klubet. Këtë e ka bërë të ditur klubi i Drenicës me anë të një njoftimi në faqen zyrtare, shkruan lajmi.net. Portieri Altin Gjokaj u transferua zyrtarisht te Prishtina të mërkurën (sot), por pjesë e marrëveshjes…
Sport
Dy futbollistët e Prishtinës, Genc Hamiti dhe Ermal Veliqi kanë refuzuar t’i bashkohen skuadrës së Drenicës, përkundër marrëveshjes që kishin klubet.
Këtë e ka bërë të ditur klubi i Drenicës me anë të një njoftimi në faqen zyrtare, shkruan lajmi.net.
Portieri Altin Gjokaj u transferua zyrtarisht te Prishtina të mërkurën (sot), por pjesë e marrëveshjes ishte që dyshja në fjalë e Prishtinës të kalonin në “Bajram Aliu”.
“Pjesë e marrëveshjes për transferimin e Gjokajt në FC Prishtina, ishin edhe dy futbollistët drenicas , Genc Hamiti e Ermal Veliqi, për të cilët të dyja ekipet u dakorduan për huazimin e futbollistëve te FC Drenica, si pjesë e marrëveshjes, por që të dy futbollistët refuzuan të bëhën pjesë e Drenicës” – thuhet ndër tjerash në njoftimin e kuqezinjve.
Drenica bën gara këtë edicion në Ligën e Parë, për herë të parë në histori të klubit.
Njoftimi i plotë i FC Drenica:
Altin Gjokaj transferohet të Prishtina
Klubi futbollistik ‘Drenica’ njofton opinionin e gjerë se ka arritur marrëveshje me drejtuesit e FC Prishtina për transferimin e futbollistit Altin Gjokaj në kryeqytet.
Oferta e FC Prishtina për Gjokajn ishte oferta më serioze dhe duke respektuar dëshirën e futbollistit Altin Gjokaj, drejtuesit e klubit kanë vendosur të aprovojnë kerkesën dhe deshirën e portierit për t’u bërë pjesë e një skuadre të Superligës.
Pjesë e marrëveshjes për transferimin e Gjokajt në FC Prishtina, ishin edhe dy futbollistët drenicas , Genc Hamiti e Ermal Veliqi, për të cilët të dyja ekipet u dakorduan për huazimin e futbollistëve te FC Drenica, si pjesë e marrëveshjes, por që të dy futbollistët refuzuan të bëhën pjesë e Drenicës.
Falendërojmë drejtuesit e FC Prishtina për konstruktivitetin gjatë bisedimeve disa ditore, deri në arritjen e marrëveshjes për këtë transferim.
Klubi tashmë është duke punuar për të transferuar disa futbollistë cilësor për të kompletuar ekipin për stinorin pranveror. Vazhdojmë./Lajmi.net/