Kevin de Bruyne shpallet lojtari më i mirë i vitit për të dytën herë radhazi

Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne ka fituar sërish çmimin e lojtarit më të mirë të vitit.

Sport

06/06/2021 21:19

Belgu ka shkëlqyer prapë edhe këtë edicion me Cityn që fitojë Premierligën dhe Carabao Cup, shkruan lajmi.net.

Për këtë arsye, De Bruyne me plotë meritë u shpall lojtari më i mirë i vitit 2021.

Ky çmim për mesfushorin është i dytë radhazi, ngase e kishte fituar edhe edicionin e kaluar.

Ndërkohë, De Bruyne ka bërë 41 paraqitje në të gjitha garat duke kontribuar me 10 gola dhe 20 asistime./Lajmi.net/