Kevin De Bruyne mungon ndaj Arsenal, Aguero mund të ketë minutat e tij

Problemet te Manchester City nuk kanë të ndalur.

Sport

16/10/2020 16:16

Mesfushori belgm Kevin De Bruyne, tërhiqej nga skuadra kombëtare e Belgjikës, pas një dëmtimi gjatë grumbullimit për Ligën e Kombeve.

Pep Guardiola ka konfirmuar se lojtari nuk do të jetë gati për minutat kundër Arsenal.

Gjithsesi, lehtësime vijnë rreth Sergio Aguero, i cili ndaj Arsenal mund të shënojë rikthimin e tij.

“Për fat të keq, De Bruyne është jashtë, por pjesa tjetër e skuadrës janë kthyer mirë”, ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.

“Nuk besoj të jetë dëmtim serioz, por ndeshja e radhës e gjenë jashtë. Do të shohim”, shtoi katalani.

Tutje, trajneri i Man City ka folur edhe për Sergio Aguero.

“Ai është stërvitur mirë dhe jemi të lumtur. Kemi nevojë për një sulmues”, ishin fjalët e Guardiola.

Manchester City do të ketë një test mjaft të vështirë në Premierligë këtë fundjavë, kur luan kundër Arsenal, pas një starti aspak të mirë në ndeshjet e para. /Lajmi.net/