Këtyre zyrtarëve të lartë do tu hetohet pasuria

Listës së zyrtarëve të lartë publikë që do t'i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë është zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi.

Lajme

16/06/2016 12:55

Përveç tij, gjatë shortit që është hedhur sot nga Agjencia Anti Korrupsion është edhe kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik Gani Koci e disa zyrtarë të tjerë.

Sipas ligjit ata të cilët nuk do të deklarojnë pasurinë apo që nuk e deklarojnë në mënyrë të drejtë atëherë ndaj tyre do të ngritet kallëzim penal për deklarim të rrejshëm.