Këto punë të shtëpisë janë më të rëndësishmet, nëse nuk i bëni këto, keni punuar kot!

Të gjitha punët e shtëpisë që po ju humbasin kohën kot, nuk ka asnjë vlerë të pastroni çdo ditë këto gjëra...

Lifestyle

24/02/2021 16:31

Shkencëtarët amerikanë kanë llogaritur se na duhen gati 2 orë në ditë për të pastruar, gatuar, larë pjatat dhe për të menaxhuar gjëra të tjera nëpër shtëpi, shkruan “BrightSide”.

Por këtë kohë të çmuar mund ta kaloni duke bërë gjëra më interesante, transmeton lajmi.net.

Jeta është shumë e shkurtër për ta shpenzuar atë duke pastruar. Përveç kësaj, shumë punë shtëpiake mund të bëhen më rrallë sesa jemi mësuar, dhe disa janë krejtësisht të pakuptimta.

Vijat ndërmjet pllakave: Të ecësh nëpër shtëpi me një furçë dhëmbësh për të pastruar vijat ose hapësirat midis pllakave është e pakuptimtë. Por çfarë ndodh nëse i pastroni ato?

Disa prej tyre do të jenë krejtësisht të pastra dhe të tjerat do të mbeten të errëta. Defektet që vështirë se vëreheshin tani do të jenë të dukshme. Përveç kësaj, do të kaloni shumë kohë duke bërë këtë dhe do të lodheni vërtet shumë.

Rregullimi i të brendshmeve me formë  të rregullt apo sipas ngjyrave: Të brendshmet dëmtohen lehtësisht, prandaj është më mirë të mos i palosni duke i deformuar ato.

Të lani sobën pas çdo përdorimi: Njollat e freskëta hiqen lehtësisht me një leckë të lagur. Është e mjaftueshme për të larë sipërfaqen me një detergjent një herë në javë dhe furrë gjithashtu, një herë në muaj.

Detergjentet agresivë të pastrimit mund të prishin sipërfaqet, prandaj është më mirë të mos i përdorni fare.

Pastrimi i sipërfaqeve të drurit: Ekspertët thonë se vetëm mobiljet që janë mbuluar tashmë me vaj dhe dyllë mund të lahen shpesh në të kundërt mjafton një leckë me ujë pa përdorur detergjente të cilët mund t’i dëmtojnë.  /Lajmi.net/