Këto janë pesë vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 235-të, e cila është mbajtur në formën elektronike. Në këtë mbledhje, Qeveria e Kosovës ka: Miratuar Nismën për “Amendamentin Nr. 2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2017, pjesa e parë”. -Miratuar Nismën për “Amendamentin Nr. 3 të Marrëveshjes Financiare…
Lajme
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 235-të, e cila është mbajtur në formën elektronike.
Në këtë mbledhje, Qeveria e Kosovës ka:
- Miratuar Nismën për “Amendamentin Nr. 2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2017, pjesa e parë”.
- -Miratuar Nismën për “Amendamentin Nr. 3 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2018”
- -Miratuar Nismën për “Amendamentin Nr. 1 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2019, pjesa e parë”.
- -Aprovuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Zëvendëskryeministrit të Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, për nënshkrimin e “Amendamentit nr. 2 të Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2017, pjesa 2.
- -Aprovuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Zëvendëskryeministrit të Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, për nënshkrimin e “Amendamentit nr. 3 të Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2018”.