Këto janë fotot më të bukura në botë (Foto)
Zgjedhur nga mbi 320 mijë imazhe nga katër skajet e planetit, u shpallën të martën fituesit e edicionit prestigjioz Sony World Photography Awards për vitin 2018.
Fun
Gjyqtarët kanë zgjedhur shkrepjet më të mira të fotografëve lokal nga rreth 70 vende të botës, me imazhe nga Shtetet e Bashkuara, Australia, Argjentina, por edhe nga Kina, Kenia dhe Kamboxhia.
Fotot më të bukura në botë, përveç publikimit në internet, gjithashtu do të shfaqen në ekspozitën e Sony World Photography Awards në Londër, nga 20 prilli deri më 6 maj.
“Duke qenë gjykatës i konkursit – komentoi kreu i jurisë, Zelda Cheatle – më lejoi të zbuloja vepra ndërkombëtare me një kalibër të madh dhe interes të konsiderueshëm”.
Në zgjedhjen e fituesit, gjyqtarët vlerësuan disa aspekte: “Imazhet më të mira duhet të kishin diçka të veçantë dhe këtu përfshihen përmbajtja, ndikimi, portreti i një ngjarje të vetme apo një mënyrë për të informuar në mënyrë të re dhe mbi të gjitha, një fotograf i jashtëzakonshëm prapa lentes”.