Këtë lloj përleshje të tifozëve nuk e keni parë ndonjëherë – tifozët e Milan dhe Venezia luftë në ujë

Ka raste të shumta kur tifo-grupet e ndryshme të futbollit humbin arsyen dhe nisin përleshje mes vete.

Sport

10/01/2022 19:38

Italia është një nga vendet ku tifozët e futbollit përfshihen shumë emocionalisht me skuadrat e tyre, dhe kjo u vërtetua edhe gjatë kësaj jave.

Ndeshja mes Venezia dhe Milan prodhoi një ngjarje të jashtëzakonshme jashtë fushave të blerta.

Tifozët e Venezia dhe ata të Milan zhvilluan një luftë në ujë, përcjell lajmi.net. Palët gjuanin me mjete pyroteknike drejt njëra-tjetrës.

Pamjet e regjistruara janë thjeshtë të pabesueshme. Shikoni më poshtë. /Lajmi.net/