Këta janë organizatorët e grusht shtetit në Turqi (Video)

23:54 | 17 Korrik 2016

Në video shihen të gjithë ata që konsiderohet si “koka” e puçit, derisa gjendja e tyre shëndetësore nuk duket as pak mirë, transmeton lajmi.net.

Pas publikimit të fotografisë së gjeneralit turk në pension, Akin Ozturk i arrestuar pas dështimit të puçit kundër Erdoganit, agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu Agency ka publikuar edhe pamjet me video të të gjithë atyre që mendohet se kanë udhëhequr me grush shtet.

Në video shihen të gjithë ata që konsiderohet si “koka” e puçit, derisa gjendja e tyre shëndetësore nuk duket as pak mirë, transmeton lajmi.net.

Mediat turke pro-Erdogani po i referohen me shkurtesën FETO organizatës që inicioj grusht shtetin e dështuar.

Deri me tash, policia ka arrestuar mbi 6000 ushtarë dhe pjesëmarrjes në puçin kundër Erdoganit dhe institucioneve shtetërore.

Këto arrestime llogariten edhe si hakmarrje e Erdoganit pas zhvillimeve të fundit. /Lajmi.net/