Këta janë lojtarët e ftuar në kombëtaren e Italisë, Balotelli…
Trajneri i Italisë, Giampiero Ventura, ka shpalosur listën me lojtarët e ftuar për ndeshjet ndërkombëtare të nëntorit.

Sport
Pas mungesës në Euro 2016 për arsye të lëndimit, në kombëtare është rikthyer Claudio Marchisio, e po ashtu edhe Simone Zaza dhe Lorenzo Insigne.
Edhe pse është diskutuar shumë një rikthim i Mario Balotellit në kombëtare pas formës së mirë që po shfaq sulmuesi te Nice, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, dhe SuperMarios i duhet të pres një rast tjetër.
Lista e lojtarëve të ftuar nga Ventura:
Portierë: Gianluigi Buffon (Juventus), Gianluigi Donnarumma (AC Milan), Mattia Perin (Genoa)
Mbrojtës: Luca Antonelli (AC Milan), Andrea Barzagli (Juventus), Leonardo Bonucci (Juventus), Matteo Darmian (Manchester United), Mattia De Sciglio (AC Milan),
Andrea Romagnoli (AC Milan), Daniele Rugani (Juventus), Davide Zappacosta (Torino)
Mesfushorë: Federico Bernardeschi (Fiorentina), Giacomo Bonaventura (AC Milan), Antonio Candreva (Inter), Danilo Cataldi (Lazio), Daniele De Rossi (Roma), Claudio Marchisio (Juventus), Marco Parolo (Lazio), Marco Verratti (Paris Saint-Germain)
Sulmues: Andrea Belotti (Torino), Eder (Inter), Manolo Gabbiadini (Napoli), Ciro Immobile (Lazio), Lorenzo Insigne (Napoli), Leonardo Pavoletti (Genoa), Matteo Politano (Sassuolo), Nicola Sansone (Villarreal), Simone Zaza (West Ham).