Këta janë futbollistët më të paguar në La Liga për sezonin 2025/26

Platforma e njohur Transfermarkt, ka publikuar listën e futbollistëve me pagat më të larta në La Liga për sezonin 2025/26. Lista dominohet nga lojtarët e Real Madridit dhe Barcelonës, e kjo tregon fuqinë financiare të dy gjigantëve spanjollë. Në krye të renditjes qëndron ylli francez Kylian Mbappe, i cili përfiton një pagë vjetore prej 31.3…

Sport

24/01/2026 08:42

Platforma e njohur Transfermarkt, ka publikuar listën e futbollistëve me pagat më të larta në La Liga për sezonin 2025/26.

Lista dominohet nga lojtarët e Real Madridit dhe Barcelonës, e kjo tregon fuqinë financiare të dy gjigantëve spanjollë.

Në krye të renditjes qëndron ylli francez Kylian Mbappe, i cili përfiton një pagë vjetore prej 31.3 milionë euro, duke u bërë lojtari më i paguar në kampionatin spanjoll.

Pas tij renditet Vinicius Junior me 25 milionë euro, ndërsa i treti është David Alaba me 22.5 milionë euro.

Jude Bellingham, Jan Oblak dhe Robert Lewandowski ndajnë të njëjtin nivel page prej 20.8 milionë euro në vit.

Në mesin e emrave më të paguar janë edhe Frenkie de Jong, Raphinha, Lamine Yamal, Rodrygo, si dhe Federico Valverde.

Interesant është fakti që talenti i ri Lamine Yamal, pavarësisht moshës së re, është në mesin e futbollistëve më të paguar, me pagë 16.7 milionë euro në vit.