Këta djem janë tani miliarderë falë gabimeve gramatikore

Dy ukrainas janë bërë miliarderë në një mënyrë shumë interesante.

Fun

08/12/2021 17:23

Dy sipërmarrës me origjinë nga Ukraina, Max Litvin dhe Alex Shevchenko, u bënë miliarderë falë njohurive të shkëlqyera të gramatikës. Në vitin 2009, me ndihmën e programuesit Dmitry Lider, ata krijuan Grammarly – një mjet ndihmës që korrigjon gabimet tuaja gramatikore, transmeton lajmi.net.

Sipas Pitchbook, rreth 22 për qind e Grammarly është në pronësi të investitorëve që e mbështetën idenë me donacionet e tyre. Dmitro Lider ka vetëm një për qind të aksionit, që do të thotë se Litvin dhe Shevchenko kanë 35 për qind të kapitalit, domethënë secila prej tyre “e rëndë” është rreth 4 miliardë dollarë, sipas Forbes.

Produkte spin-off

Kompania me bazë në San Francisko u lançua 12 vjet më parë me emrin Sentenceworks, si një produkt i krijuar për të ndihmuar studentët me gramatikën dhe drejtshkrimin, dhe ju duhej të abonoheni për ta përdorur atë. Ato kanë përparuar me kalimin e kohës, dhe Grammarly është sot një mjet shumë i dobishëm për eliminimin e gabimeve gramatikore në email, dokumente dhe të ngjashme.

Kompania ka lëshuar gjithashtu produkte spin-off si ‘Grammarly for Business’, një program kontrollues gramatikor për përdorim korporativ. Ndër klientët e tyre janë korporata të mëdha si Zoom, Dell, Cisco dhe Expedia.

Produkti kryesor i kompanisë është versioni falas i Grammarly, i cili ekziston që nga viti 2015, me opsionin për të blerë një version të avancuar, me çmim nga 12 deri në 30 dollarë në muaj. Kompania pretendon se ka 30 milionë përdorues në ditë, në më shumë se 500,000 aplikacione dhe faqe interneti, duke përfshirë shfletues të shumtë, aplikacione emaili, rrjete sociale dhe Microsoft Word. /Lajmi.net/