Kessi ‘vonohet’ për stërvitjet me Milanin
Franck Kessie do të mbërrijë vonë për stërvitjet me Milan.
Sport
Trajneri i Milan, Stefano Pioli nuk mund të llogarisë në punën me mesfushorin e Bregut të Fildishtë, Franck Kessie.
Kessie ishte i angazhuar në Kupën e Afrikës dhe ndonëse skuadra kombëtare e tij u eliminua më herët, ai përsëri nuk mund të bashkohej më herët me skuadrën.
Mediat italiane bëjnë të ditur se lojtari nuk mund të stërvitet së paku deri nesër, transmeton lajmi.net.
Mungesa e tij në stërvitje shihet si pengesë e madhe, pasur parasysh faktin se në vikend luhet derbi i qytetit, kundër skuadrës së Inter.
Kessie ka qenë një nga shtyllat e skuadrës së Pioli, duke qenë i paprekshëm në mesfushë. /Lajmi.net/