Kështu u godit Dardan Berisha nga tifozët në ndeshjen ndaj Bashkimit

Federata e Basketbollit e Kosovës ka marrë vendim për të dënuar rëndë KB Bashkimin pas incidentit të rëndë të ndodhur gjatë ndeshjes së fundit, ku basketbollisti Dardan Berisha u godit me mjete të forta nga tribunat, duke pësuar lëndime.   Sipas vendimit të FBK-së, KB Bashkimi është dënuar me: 3,200 euro gjobë financiare. 3 ndeshje…

Sport

09/01/2026 17:25

Federata e Basketbollit e Kosovës ka marrë vendim për të dënuar rëndë KB Bashkimin pas incidentit të rëndë të ndodhur gjatë ndeshjes së fundit, ku basketbollisti Dardan Berisha u godit me mjete të forta nga tribunat, duke pësuar lëndime.

 

Screenshot

Sipas vendimit të FBK-së, KB Bashkimi është dënuar me:

3,200 euro gjobë financiare.

3 ndeshje pa praninë e tifozëve në tribunën ballore qendrore të palestrës.

FBK e ka cilësuar incidentin si akt të papranueshëm dhe në kundërshtim të plotë me rregulloret e garave dhe parimet e fair-play-it, duke theksuar se dhuna ndaj sportistëve nuk do të tolerohet në asnjë formë.

Ndërkohë, tashmë është siguruar edhe fotografia ku shihet Dardan Berisha i lënduar, si pasojë e goditjes me mjete të forta, çka ka shtuar reagimet./Lajmi.net/