Kështu mund të rreshtohet Chelsea me Timo Werner në formacion
Timo Werner është gjithnjë e më pranë Chelsea.

Sport
Raportimet e medieve britanike por edhe ato gjermane, bëjnë të ditur se Chelsea dhe Werner tashmë kanë një marrëveshje.
Në fillimin e javës së ardhshme pritet të bëhet zyrtarizimi i transferimit, kurse tashmë kanë filluar të shfaqen skema të mundshme se si Chelsea mund të rreshtohet me gjermanin në formacion.
4-2-3-1 është skema më e mirë e mundshme, sipas medieve britanike, duke kalkuluar edhe në Ben Chilwell të Leicester City.
Një skemë e tillë, e përbërë nga Kepa Arrizabalaga në portë, Reece James në krahun e djathtë të mbrojtjes, Rudiger e Tomori në qendër të mbrojtjes dhe Ben Chilwell në krahun e majtë, do të përbënte një defensivë shumë të mirë.
Dy mesfushorët balancues do të ishin N’Golo Kante e Mateo Kovacic, kurse treshja ofensive që mbështet Timo Werner në sulm do të përbëhej nga Hakim Ziyech, Mason Mount e Christian Pulisic.
Arrizabalaga; James, Rudiger, Tomori, Chilwell; Kante, Kovacic; Mount, Ziyech, Pulisic; Werner /Lajmi.net/