Kështu duket laboratori i drogës që u zbulua sot në regjionin e Pejës
Prokuroria e Pejës dhe njësiti antidrogë kanë ndërmarrë një aksion sot në një fshat të Pejës ku është kapur një sasi e narkotivëve dhe u zbulua një laborator për prodhimin e drogës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha se pritet të ketë edhe arrestime. “Ne nje fshat…
Lajme
Prokuroria e Pejës dhe njësiti antidrogë kanë ndërmarrë një aksion sot në një fshat të Pejës ku është kapur një sasi e narkotivëve dhe u zbulua një laborator për prodhimin e drogës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha se pritet të ketë edhe arrestime.

“Ne nje fshat te komunes se Pejes eshte kapur sasi e konideueshme e narkotikeve. Pervec droges eshte zbuluar edhe nje laborator per prodhimin e narkotikeve. Ne kete rast priten te kete arrestime. Ne vend te ngjarjes jane njesiti anti drog nga Policia e Pejes dhe gjitha njesitet relevante bashke me prokurorin e krimeve te renda nga Prokuroria Themelore ne Peje”, tha ai.
Përveç tyre, në vend të ngjarjes shkoi edhe ekipi i KEDS meqë laboratori ishte i kyçur ilegalisht në rrjetin elektrik.