Ushtria amerikane: 21 anije u kthyen mbrapsht në Iran për shkak të bllokadës

Komanda Qendrore e SHBA-së tha se që nga fillimi i bllokadës detare të porteve iraniane të hënën, 21 anije janë kthyer mbrapsht në Iran. Bllokada është “mbi anijet që përpiqen të hyjnë ose të dalin nga portet iraniane”, tha Komanda Qendrore në X. “Që nga fillimi i bllokadës, 21 anije kanë zbatuar udhëzimet e forcave…

Bota

18/04/2026 13:26

Komanda Qendrore e SHBA-së tha se që nga fillimi i bllokadës detare të porteve iraniane të hënën, 21 anije janë kthyer mbrapsht në Iran.

Bllokada është “mbi anijet që përpiqen të hyjnë ose të dalin nga portet iraniane”, tha Komanda Qendrore në X.

“Që nga fillimi i bllokadës, 21 anije kanë zbatuar udhëzimet e forcave amerikane për t’u kthyer në Iran”, shkruhet në reagim.