Kështu do të ndahen mandatet në Kuvend nga legjislatura e re

Të mërkurën në mbrëmje u numëruan të gjitha votat me postë nga mërgata, duke e ndihmuar Vetëvendosjen e Albin Kurtit të shkojë në mbi 51% të votës së përgjithshme. Por, te mandatet nuk ka ndryshime të mëdha. Te kategoria e votave me postë, VV-ja mori 72% të përkrahjes nga mërgata, ndërsa LDK-ja mori 10% e…

Lajme

08/01/2026 09:00

Të mërkurën në mbrëmje u numëruan të gjitha votat me postë nga mërgata, duke e ndihmuar Vetëvendosjen e Albin Kurtit të shkojë në mbi 51% të votës së përgjithshme. Por, te mandatet nuk ka ndryshime të mëdha.

Te kategoria e votave me postë, VV-ja mori 72% të përkrahjes nga mërgata, ndërsa LDK-ja mori 10% e PDK-ja 9%.

Ky grumbull i votave e ndryshoi rezultatin në favor të VV-së, por pa i dhënë një mandat më shumë. Me rezultatin aktual, që ende s’është certifikuar nga KQZ-ja, VV do të ketë 57 ulëse në Kuvend.

PDK-ja është e dyta me 20.24% ose 22 deputetë, LDK-ja e treta me 13.26% me 15 ulëse dhe AAK-ja e katërta me 5.5% dhe 6 ulëse.

Në krahasim me zgjedhjet e 9 shkurtit, VV do të ketë 9 mandate më shumë, PDK-ja 2 më pak, LDK-ja i humb 5 sosh, ndërsa AAK-ja e merr një më shumë. Nisma e cila kishte 3 deputetë, më nuk do të jetë në Kuvend.

https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/total-results?municipality=0&fbclid=IwY2xjawO97DxleHRuA2FlbQIxMABicmlkETFDQmF3ZXFTaDZHUWFwTENuc3J0YwZhcHBfaWQQMjIyMDM5MTc4ODIwMDg5MgABHpMOJXC7d2LraMNjZWfoP2v_47uXPCkE3ftswXOWY-C_bYp8jaTyhIa7WYwB_aem_zj5H560MBQ3EflewD9tRhQ&votingStation=0&pollingClass=0