Këshilltari i Thaçit ironizon me KTV-në
Televizioni i familjes Surroi shihet shumë-herë si i njëanshëm në raportime.

Lajme
E me raportimet e sotme të tij për numrin e protestuesve është tallur edhe Abelard Tahiri, këshilltari i liderit të PDK-së, Hashim Thaçit.
“Çfarë çudie, dhjetëra kamera të KTV nuk arritën të regjistrojnë shpejtësinë me të cilën u shpërndan mbi 20.000 protestues paqësor. Si shpjegohet kjo? Ishte dështim teknik apo mos numri i protestuesve ishte ndjeshëm më i vogël?”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social. (Indeksonline)