Këshilla për meshkujt se si të parandaloni rënien e flokëve

Humbja e flokëve është njëra prej problemeve më të zakonshme në mbarë botën dhe që prek 1/3 e popullsisë në botë.

Lifestyle

15/08/2019 22:54

Është një fenomen natyror: kështu nuk është nevoja të shqetësoheni ndaj humbjes së flokëve.

Mund të jenë një numër i madh i shkaktarëve që ndikojnë në humbjen e flokëve, por këtu mund të gjeni disa këshilla se si ta reduktoni humbjen e flokëve.

Rregullisht lani flokët me shampo të butë

Pastrimi i flokëve rregullisht është pjesë e madhe e parandalimit të humbjeve të flokëve. Kur e bëni këtë ju jeni duke e ulur rrezikun e infeksioneve dhe humbjes së flokëve, raporton “ETimes”, transmeton lajmi.net.

Vitamina për humbje të flokëve

Vitaminat nuk janë të mira vetëm për shëndetin në përgjithësi, por edhe për flokët tuaj. Vitamina A inkurajon trupin në mënyrë të shëndetshme të  parandalojë humbjen e flokëve, vitamina E, po ashtu është e mirë në mbajtjen e flokëve të fortë.

Shmangeni krehjen e flokëve të lagura

Kur flokët janë të lagura, është një fazë e dobët. Kështu, shmangeni krehjen e flokëve kur i pastroni  sepse e rritni shanset për humbje të tyre.

Mbajeni trupin tuaj të hidratuar

Nëse pini 4 deri 8 gota ujë gjatë ditës por edhe më shumë, ndikon në rritjen e flokëve.

Aktivitet fizik

Bëni kohë për aktivitet fizik. Ndikon në reduktimin e stresit që është një faktor që ndikon në rënien e flokëve.

Mos konsumoni duhan

Pirja e cigares zvogëlon sasinë e gjakut që derdhet në lëkurën e kokës dhe kjo shkakton humbje të flokut. /Lajmi.net/