Kërkohet nga Tottenham dhe City, Hasenhüttl tregon të ardhmen e Ings

Sulmuesi i Southampton, Danny Ings, ka impresionuar me paraqitjet e tij me klubin ku ishte në garë për këpucën e artë në Premierligë që disa sezone.

Sport

21/01/2021 17:26

Sipas mediave angleze, Tottenham Hotspur dhe Manchester City janë në garë për të nënshkruar me sulmuesin anglez.

Sidomos City, pas problemeve me Agueron, i cili nuk është duke regjistruar formë të mirë sezonin e fundit, “Citizens” dëshirojnë të pasurojnë sulmin dhe se Ings është objektivi kryesor i tyre për sulmin në “Etihad”, transmeton lajmi.net.

Por, së fundmi, trajneri i Southampton, Ralph Hasenhüttl, ka hedhur poshtë një transferim të mundshëm të Ingsit në Londër apo Manchester dhe ka thënë se klubi dhe ai janë të përqendruar të mbajnë sulmuesin e tyre edhe në të ardhmen./Lajmi.net/