Kërkohet nga Liverpool, Dortmund i vendos çmim të ‘çmendur’ Bellinghamit

Mesfushori i talentuar anglez, Jude Bellingham është në 'radarin' e disa klubeve të Premierligës.

Sport

27/10/2021 13:24

Bellingham është një ndër lojtarët me të ardhme të ndritshme dhe këtë e bëri duke e fituar pozitën në vendin titullar te Dortmund, transmeton lajmi.net.

Sipas Bild, Liverpool dëshiron me patjetër ta transferojë në verë dhe shumë shpejtë pritet të bëjnë ndonjë ofertë drejt klubit gjerman.

Dortmund nuk dëshiron t’i ndajë rrugët me Bellingham, por nëse bëhet me patjetër do kërkojë 120 milionë euro.

Kjo vlerë është shumë e lartë, ngase edhe do thyente rekordin e transferimit më të shtrenjtë në Premierligë, që e mban Jack Grealish te Man City për 117 milionë euro.

Anglezi këtë edicion ka zhvilluar çdo ndeshje si titullar, nëntë në Bundesliga, tre në Ligën e Kampionëve, dy në Kupë dhe një në Superkupë, ku ka shënuar tre gola dhe dhuruar shtatë asistime.

Pos kësaj, Bellingham ka fituar edhe vendin te Kombëtarja e Anglisë ku ka zhvilluar tetë paraqitje./Lajmi.net/