Kërkohej për vjedhje në Itali, arrestohet në Kukës
Një 35-vjeçar në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, në Kukës.

Lajme
Kristian Bibaj nga Klosi u arrestua pasi gjykata e Bergamo-s në Itali, ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale “Grabitja në bashkëpunim”, raportojnë mediat në Shqipëri.
Sipas vendimit, 35-vjeçari duhet të bëjë 10 vjet burg në shtetin fqinj. Tani pritet ekstradimi në Itali./lajmi.net