Kërcet arma në Prishtinë: Plagoset një person, policia vihet pas të dyshuarve
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në Prishtinë. Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 në rrugën “Haxhi Zeka” në kryeqytet. “Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që…
Lajme
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në Prishtinë.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 në rrugën “Haxhi Zeka” në kryeqytet.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen” – thanë nga policia.
Hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personave të dyshuar (të cilët janë identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit. /Lajmi.net/