Kërcënohet Zafir Berisha

Zv/ministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha ka marrë disa kërcënime.

Lajme

26/11/2020 16:09

Kjo është konfirmuar me anë të një njoftimi për media nga ministria e Punëve të Brendshme, shkruan lajmi.net.

Në këtë komunikatë nuk janë dhënë detaje shtesë.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Punëve të Brendshme sqaron se ka pasaktësi shkrimi që është publikuar sot me titull: Kërcënohet zëvendësministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës”.

Ministria e Punëve të Brendshme, konfirmon se nuk është e vërtetë që është kërcënuar zëvendësministri Ildiray Bayram, siç përmendet me emër dhe i është publikuar fotografia në portalin në fjalë.

MPB mund të konfirmojë se zëvendësministri i MPB-së që është kërcënuar dhe ka hapur rast në polici, është z. Zafir Berisha. /Lajmi.net/