Kërcënohet me jetë Dritan Abazoviq, kërkohet ndihma e INTERPOL-it

Politikani shqiptar nga Mali i Zi, Dritan Abazoviq, është kërcënuar me jetë.

Lajme

29/10/2020 10:40

Lidhur me këtë, policia tashmë ka nisur hetimet derisa i dyshuar është shtetasi malazez me inicialet R.S.

I njëjti dyshohet se e ka kërcënuar Abazoviqin dhe meqenëse nuk jeton në Mal të Zi, u kërkua ndihma e INTERPOL-it për ta privuar nga liria.

Në një mesazh kërcënues, siç shkruan rtcg, Abazoviq u tha se do të vritej nëse bashkëpunon me çetnikët në krijimin e qeverisë së re malazeze.