Kërcënimi i xhihadistëve për sulme në qendrat tregtare, SHBA në alarm

Alarm maksimal në SHBA, që nga Nju Jorku deri në Çikago pas videos së al-Shabaabit që kërcënon me sulme kundër qendrave tregtare.

Bota

22/02/2015 17:30

Masat e sigurisë janë marrë jo vetëm përreth supermarketeve ”Mall of America”, në Mineapolis, i kërcënuar nga xhihadistët, por edhe në Nju Jork dhe Çikago.

Qendrat e mëdha tregtare në SHBA, Britaninë e Madhe dhe Kanada janë vënë edhe një herë në shënjestër të xhihadistëve.

Në një video të shpërndarë nga grupi terrorist al-Shabaab, i lidhur me al Kaedën, thuhet se grupi do të sulmojë qendrat tregtare dhe këto sulme do të jenë të ngjashme me atë të shtatorit 2013 që shkaktoi 60 të vdekur në Kenia.

Supermarketet kryesore në shënjestër të sulmeve do të jenë ”Mall of America”, ”West Edmonton” në Alberta dhe ato në Oxford Street në Londër.