Keni kujdes disa antibiotikë mund të çojnë deri në këto rreziqe

Marrja e antibiotikëve rrit rrezikun e kancerit të zorrëve, paralajmëron një studim të ri.

Lifestyle

21/08/2019 23:21

Por disa të tjerë antibiotikë, mund të ulin rrezikun e kancerit të të zorrës së trashë. Shkencëtarët e Johns Hopkins thonë se ndryshimet në rrezik varen nga lloji i ilaçeve të përshkruara.

Për shkak të efektit të antibiotikeve duke se ndryshojnë përgjatë gjatësisë së zorrës- studiuesit besojnë se bakteriet e pranishme në zorrë mund të ndryshojnë përgjatë organit, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.

Ekipi i hulumtimit thanë se gjetjet e tyre e ritheksojnë rëndësinë përshkrimit të antibiotikëve, jo vetëm për të parandaluar marrjen e tyre, por për uljen e rrezikut ndaj kancerit.

Në vitin 2010, pacientët në mbarë botën kanë marr rreth 70 miliardë doza të antibiotikëve. Antibiotikët kanë një ndikim të fortë dhe të gjatë në mikrobet e zorrëve, studiuesit donin të zbulonin nëse marrja e pilulave mund të ndikojë në rreziqet e kancerit të zorrëve, dhe si.

Shkencëtarët përgjatë hulumtimit kanë ardhur në përfundim se ekziston një lidhje midis kancerit të zorrëve dhe përdorimit të antibiotikëve, në mesin e këtyre pacientëve që kishin marr këto ilaçe me më shumë se 10 vjet. /Lajmi.net/