“Keni ardhur në mal pa sopatë, nëse mund t’ia dilni, ju përgëzoj”-“S’ke nevojë me m’pyet se e din ligjin” Polemika në Komisionin për Administratë
Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal ka vazhduar me përplasje mes deputetëve dhe raportuesve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Gjatë diskutimeve, anëtarja e komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, i ka parashtruar pyetje kryesuesit të KPMShCK-së, Arben Mehmeti, lidhur me mbledhjet dhe vendimet e këtij…
Lajme
Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal ka vazhduar me përplasje mes deputetëve dhe raportuesve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
Gjatë diskutimeve, anëtarja e komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, i ka parashtruar pyetje kryesuesit të KPMShCK-së, Arben Mehmeti, lidhur me mbledhjet dhe vendimet e këtij institucioni.Në përgjigjen e tij, Mehmeti iu drejtua Kryeziu-Hysenit duke i thënë: “S’ke nevojë me m’pyet se e din ligjin”.
Ndërkaq, gjatë debatit ka pasur përplasje edhe mes anëtarëve të tjerë të komisionit.Anëtari i komisionit nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Armend Zemaj, iu drejtua njërit prej pjesëmarrësve në debat me fjalët:
“Ke tu nejt Albulena edhe 10 vjet, mos ta nin ty”.
Në anën tjetër, anëtarja e komisionit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kritikuar mënyrën e thirrjes së mbledhjes, duke vënë në pikëpyetje përgatitjen për raportimin e KPMShCK-së.
“Ju përgëzoj për guximin që keni ardhur pa e ditur për çka po shkoni. Sot keni ardhur në mal pa sopatë, nëse mund të arrini me ia dalë, ju përgëzoj”, tha Musliu.