Këngëtarja shqiptare reagon pas vrasjes së 7-vjeçarit: Pak janë 100 vite burg për këso vrasëse

Vrasja e një kosovari 7-vjeçar në Zvicër, ka tronditur opinionin.

ShowBiz

22/03/2019 20:07

Pas lajmit për vrasjen e vogëlushit 7-vjeçar, i cili ishte duke u kthyer nga shkolla, kanë ardhë reagime të shumta, shkruan lajmi.net.

Djali nga Kosova u vra teksa po kthehej në shtëpi nga shkolla, ndërsa aktin e kreu një 70-vjeçare.

Pas këtij lajmi ka reaguar edhe këngëtarja Zanfina Ismaili, e cila e prekur nga ky rast thotë se 100 vite burg është pak për vrasës të tillë.

“Probleme mendore? Me fmi 7 vjeq?!!! JO, eshte e poshter dhe pa shpirt! Pak jane 100 vite burg per kesi vrases/e femijesh!”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/