Këngëtari i njohur vritet aksidentalisht gjatë xhirimeve të videoklipit

Këngëtari i muzikës "Country", Justin Carter vdiq në moshën 35-vjeçare.

ShowBiz

23/03/2019 16:16

Këngëtari Justin Carter është vrarë aksidentalisht me armë zjarri gjatë xhirimeve të videos muzikore, shkruan Fox News, transmeton lajmi.net.

Carter vdiq në moshën 35-vjeçare, ndërsa ishte duke filmuar për klipin e ri.

Nëna e Carter, Cindy McClellan, tha për “Fox News” se djali i saj po filmonte një video muzikore në Houston, Texas, të shtunën kur një armë në xhepin e tij e qëlloi atë në sy.

Carter lë pas dy vajza, Dixie dhe Kaylee, ndërsa së fundi kishte publikuar këngën “Affair Love”. /Lajmi.net/