Këngëtarët që kanë profesione të tjera por i kanë dhënë përparësi muzikës

Estrada jonë ka këngëtar të mrekullueshëm të cilët e kanë dëshmuar se janë të lindur për mikrofon.

ShowBiz

02/01/2018 13:51

Ani pse ata kanë gjetur shumë mirë veten me muzikë, në realitet profesionet e vërteta të tyre nuk kanë të bëjnë fare me këtë fushë, shkruan lajmi.net

Naim Abazi, Jehona Sopi, Mimoza Shkodra, Nora Istrefi, Elvana Gjata, Tuna Sejdi, Gjiko, Yllka Kuqi, Zanfina Ismaili, Ledri Vula, Zaimina Vasjari, Eliza Hoxha dhe Soni Malaj janë vetëm disa nga këngëtarët e suksesshëm që kanë kryer studimet në fusha të tjera të cilat nuk kanë të bëjnë fare me punën që ata e ushtrojnë, këngëtarë.

Naim Abazi

Këngëtari i mirënjohur Naim Abazi i cili pos muzikës njihet për sukseset e tij edhe si udhëheqës emisionesh është mjeku i vetëm në estradë që ka lënë profesionin për muzikën.

Abazi profesionin për të cilin ka mësuar gjatë e ka braktisur për pasionin që e ka për muzikën por nuk ëahtë zhgënjyer pasi ia ka dalë shumë mirë ta bëjë publikun për vete tash e disa vite.

YouTube player

Jehona Sopi

Këngëtarja Jehona Sopi e cila ka qenë gjithmonë e dashur për publikun ka një kohë të gjatë që nuk e kemi parë në skenën muzikore e kjo arsyetohet ndoshta pasi që këngëtarja i është përkushtuar një profesioni tjetër, asaj të psikologes.

Ajo ka hapur një qendër psikologjike ‘Hope Shëndeti Mental’ për të ndihmuar një person të ndryshojë dhe të kaloj problemet në mënyrë të dëshiruar.

YouTube player

Mimoza Shkodra

Këngëtarja Mimoza Shkodra sot po vazhdon të jetë shumë aktive në media, si për suksese me projekte muzikore ashtu edhe për jetën private.

Për ata që nuk e kanë ditur, Mimoza në Zvicër punon si farmaciste.

YouTube player

Nora Istrefi

Ajo, ka rrëmbyer zemrat e shumë fansve prej fillimit të karrierës si këngëtare e edhe sot vazhdon ta mbajë të njëjtin ritëm.

Nora njihet edhe si këngëtarja me një stil shumë të veçantë dhe në paraqitjet e saj skenike duket shumë seksi. Nuk ka pasur se si të bëjë përzgjedhje të gabuar një dizajnere me profesion.

YouTube player

Elvana Gjata

E dashur për publikun, me zë të mahnitshëm dhe e magjishme në skenë, Elvana Gjata e ka gjetur veten si këngëtare por profesioni i saj është regjisore. Ajo ka përfunduar studimet pë regji teatri.

YouTube player

Tuna Sejdiu

Këngëtarja Tuna Sejdiu karrierën muzikore s nisi shumë herët dhe prej kohësh ka qenë në top formë dhe në kryetitujt e mediave rozë. Por askujt nuk mund t’i ketë shkuar mendja që ajo ka përfunduar studimet për gazetari dhe e ka lënë profesionin e saj për muzikë.

YouTube player

Gjiko

Reperi Gjiko ka rrëmbyer një pëlqyeshmëri të madhe të publikut. Projektet e tij muzikore në minutat e parë të publikimit po shndërrohen në hite andaj nuk ka pasur se si të mos e lë anash profesionin e tij si stomatolog për t’u fokusuar më shumë në muzikë.

YouTube player

Yllka Kuqi

Në familjen e Yllka Kuqit duket se si muzika ashtu edhe mjeksia janë disi të trashëguara. Kjo për faktin se babai i Yllkës, Zeqë Kuçi është këngëtar dhe mjek. E vajza e tij Yllka përveç këngëtare aktive është psikologe profesioniste ku ka përfunduar studimet për psikologjinë.

YouTube player
YouTube player

Zanfina Ismaili

Edhe këngëtarja Zanfina Ismaili ka përfunduar studimet për krejt diçka tjetër. Ajo ka arritur të bëhet e suksesshme me muzikë ndërsa me profesion është juriste.

YouTube player

Ledri Vula

Ka qenë shumë i suksesshëm në dy profesionet si: Menaxher Biznesi dhe Regji filmi por Ledri Vula i ka braktisur të dya për ta vazhduar karrierën me muzikë. Ledri, ka arritur të mbledh një numër të madh fansash dhe po vazhdon akoma të jetë në krye.

YouTube player

Zaimina Vasjari

Këngëtarja Zaimina Vasjari me zërin dhe paraqitjet skenike ka rrëmbyer zemrat e publikut. Ndoshta nuk e keni ditur por ajo ka përfunduar studimet e arkitektures në Tiranë.

YouTube player

Eliza Hoxha

Eliza Hoxha është prezente në skenën shqiptare qysh prej festivali i njohur shqiptar në vitin 2000 me këngën ‘Me ritëm do të vallëzoj’.

Ajo vazhdon akoma të jetë e dashur për publikun e ani pse ka kohë që nuk ka sjell projekte të reja muzikore ato që i ka në kanalin zyrtar në Youtube nuk shuhen kurrë.

Edhe Eliza është arkitekte dhe studimet e arkitekturës i ka përfunduar studimet në Tiranë.

Ajo madje u nderua me çmim për ‘Arkitekturë edukative dhe promovim të arkitekturës në Kosovë’.

YouTube player

Soni Malaj

Aktive në skenë dhe shumë e dashur për publikun, Soni Malaj po ndjek akoma të njëjtin ritëm dhe nuk e ka ndërmend të ndalet.

Soni pa problem mund të bëhet edhe mësuese e gjuhës frënge pasi ka përfunduar studimet në këtë gjuhë.

YouTube player

Dafina Dauti

Këngëtarja Dafina Dauti ka qenë qin % e fokusuar në muzikë duke sjellë album ‘live’, me performanca nëprër mbrëmje muzikore.

Ajo ka përfunduar studimet për Edukatë Fizike por profesionin e saj parësor e ka lënë anash për muzikën.

YouTube player

Adelina Emini

Për dallim nga koleget e saj këngëtare, Adelina Emini përparësi i ka dhënë profesionit të saj, marketingut madje është duke studiuar doktoraturën. Ajo ka qenë shumë pak aktive në muzikë ani pse edhe atë e ka pasion./Lajmi.net/