Kënga himn “Kuq e zi je ti” ngre stadiumin e Marsejës në këmbë (VIDEO)

15:02 | 16 Qershor 2016

Flori - Elvana

Ndeshja kundër Francës ka dhënë shumë emocion, si para ashtu edhe gjatë saj.

Edhe pse ndeshja Francë – Shqipëri ka nisur me ovacione të mëdha, tifozët tanë kanë dhënë një tjetër spektakël, përveç ngritjes së flamurit.

Në një video të postuar nga Dritan Shakohoxha në Instagram, tifozët e kombëtares sonë, përveçse ishin të shumtë në numër, shihen edhe “të ngrenë” në këmbë “Stade Velodrome” në Marsejë duke kënduar njëzëri këngën tashmë himn të kombëtares sonë, “Kuq e zi je ti”, shkruan Blitz.al.

Shpresojmë që kjo t’i japë akoma më shumë forcë e kurajo Kombëtares për një lojë dinjitoze sa edhe sjellja e tifozërisë së saj, e cila nga shumëkush po vlerësohet si më e mira në Evropian.