Kënga e re e Fjolla Morinës dedikim për ata që nuk janë më

Fjolla Morina ka zbuluar disa detaje nga projekti i saj i ri.

ShowBiz

22/04/2019 08:39

Fjolla Morina së shpejti lanson këngën e re, ndërsa përmes rrjeteve sociale ka zbuluar disa detaje rreth saj, shkruan lajmi.net.

Ajo ka bërë të ditur se kënga e saj e re do të jetë dedikim për ata që nuk janë, ndërsa titulli i saj do të jetë “Si ta pranoj”.

“Asnjehere nuk e dime kur mund ti humbasim njerezit e dashur… Ndaj sa i kemi afer le ti themi me shpesh qe I duam shume.
Kenga e re se shpejti…?
#dedikuaratyreqenukjaneme #SITAPRANOJ?”, ka shkruar Fjolla.

Për ndryshe, projekti i fundit nga kjo këngëtare është “Fustani”, këngë kjo e shoqëruar edhe me videoklip. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bwh84EphwcY/