Kendall Jenner sërish përdor ‘photoshop’ në fotografi, fansat nuk janë të kënaqur me sjelljen

Kendall së fundmi është duke u akuzuar shumë nga fansat për ndërhyrje në fotografi.

ShowBiz

27/02/2021 17:01

Modelja dyshohet që po bën ndërhyrje në fotografi, për të rregulluar tiparet trupore, shkruan Daily Mail.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Kendall ndau disa imazhe ku shihej me bikini, ndërsa në pah kishte vënë hiret e saj.

Por, ajo çka mori më shumë vëmendje ishte pjesa e djathë e barkut të saj, ku shihej një pjesë e deformuar.

Fansat menjëherë filluan me komente dhe postime duke rrumbullakuar deformimin, e më pas duke akuzuar modelen për përdorim të ‘photoshop’-it.

Poza të tilla bukuroshja I ka marrë para pasqyrës, kurse në prapaskenë shihej se është në rezidencën luksoze.

E gjithë kjo filloi përmes një paraqitje të Kendall në linjën e re të rrobave nga ‘Skims’, drejtuar nga motra e saj, Kim Kardashian./Lajmi.net/