Kelly Brook shkëlqen edhe pa makiazh

Kelly Brook cilësohet si njëra ndër femrat më tërheqëse në botë, dhe si duket ky epitet i saj është mëse i merituar.

ShowBiz

10/07/2014 18:52

Brook është duke punuar shumë sidomos në palestër, në mënyrë që të mbajë sa më mirë linjat e trupit të saj.

Ajo së fundmi është parë së bashku me të dashurin e saj, teksa ishin duke shkuar për të drekuar, pas përfundimit të palestrës.

34 vjeçarja ishte e veshur me rroba sportive, teksa në fytyrë nuk kishte vënë fare makiazh. Pavarësisht kësaj, ajo dukej shumë tërheqëse.