KEK do të paguaj të gjitha palët e dëmtuara nga shpërthimi
Ende nuk dihet saktë se cili është dëmi material që është shkaktuar në tragjedinë e ndodhur në Kosova A, më 6 qershor.

Lajme
Përveç humbjes së dy personave, deri më tani gjithsej janë identifikuar 67 raste të shtëpive me dëme të mëdha dhe të vogla si dhe 57 automjete të cilat kanë qenë kryesisht të parkuara në parkingun e KEK-ut. E nga ky shpërthim janë dëmtuar po ashtu edhe 7 biznese.
Për vlerësimin e këtyre dëmeve, Komuna e Obiliqit së bashku me KEK-un kanë formuar një komision të përbashkët.
Drejtori ekzekutiv i KEK-ut, Edmond Nulleshi thotë për KTV se KEK do të kompenzojë të gjitha palët e dëmtuara, pasi që ky komision të del me vlerësimet e saj.
“Sa i përket dëmeve për palët e treta, si pasojë e aksidentit që ka ndodhur më 6 qershor, Komuna e Oliqit ka formuar një komision për identifikimin e tyre dhe në atë komision KEK ka deleguar dy anëtarë. Në momentin që përfundon puna e komisionit, KEK do të fillojë të paguaj dëmet që i ka shkaktuar. Kështu që KEK do të qëndroj brenda obligimeve ligjore dhe do t’i kompensojë ato”, ka thënë ai.