Kean: Nuk ndjejë presion në zëvendësimin e Ronaldos

Sulmuesi Moise Kean zyrtarisht u rikthye te Juventus, derisa për herë të parë foli në konferencë për shtyp.

Sport

16/09/2021 16:30

Italiani ka folur për synimet me Juventusin dhe zëvendësimin e yllit, tani të Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, transmeton lajmi.net.

Kean theksoi se nuk ndjeu presion në zëvendësimin e portugezit.

“Nuk ndjejë presion në zëvendësimin e Ronaldos”.

“Dua vetëm t’i ndihmoj skuadrës ku u rrita dhe ku kalova kohë të mirë. Dua vetëm të luajë, nuk ndjejë peshë, ndihem përgjegjës që mbajë fanellën e Juventusit”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Kean pritet të jetë gati për takimin e radhës të Juventusit./Lajmi.net/