“Të bij shpullë”, “Kujna i bjen shpullë more, i sëmutë psiçik”, përplasen keq Halil Matoshi e Viktor Buzhala

Analistët politikë Halil Matoshi dhe Viktor Buzhala janë përplasur ashpër gjatë debatit në emisionin “Politiko” në Kanal 10. Përplasja mes tyre nisi gjatë diskutimit, ku Buzhala e akuzoi Matoshin se po gënjente, duke shkaktuar reagim të menjëhershëm nga ky i fundit. “Osht tuj rrejt”, tha Viktor Buzhala. Pas kësaj, Halil Matoshi iu drejtua moderatorit të…

Lajme

08/07/2026 22:42

Analistët politikë Halil Matoshi dhe Viktor Buzhala janë përplasur ashpër gjatë debatit në emisionin “Politiko” në Kanal 10.

Përplasja mes tyre nisi gjatë diskutimit, ku Buzhala e akuzoi Matoshin se po gënjente, duke shkaktuar reagim të menjëhershëm nga ky i fundit.

“Osht tuj rrejt”, tha Viktor Buzhala.

Pas kësaj, Halil Matoshi iu drejtua moderatorit të emisionit, Kushtrim Sadikut, duke kërkuar krijimin e kushteve për debat.

“Kushtrim, a po krijon kushte për debat, a pe ndëgjon çka po më thotë a mu qu me ia fut shpull?”, tha Matoshi.

Ndërkohë, Buzhala reagoi ndaj kësaj deklarate, duke e kritikuar ashpër Matoshin dhe duke kërkuar që në debate të ftohen persona që, sipas tij, janë në gjendje të përballojnë argumentet dhe kundërargumentet.

“Kujna ja fut more shpullë ti? Kushtrim, thirri njerëzit që janë në gjendje me të debatu edhe me i duru argumentet e kundërargumentet, mos thirrë kësi njerëz jo stabil psiqikisht, njeri. Mos i thirrë me mu kta në debat. Po vrehet që njeri ka jo stabilitet psiqik. Mu qu mi ra shpullë, a e ndëgjove çka tha”, u shpreh Buzhala.

VIDEO