KE: Kosova duhet të ndalojë përdorimin e objekteve private për qëllime të terminaleve doganore
Sot Komisioni Evropian publikoi Raportin Vjetor për Kosovën 2020.
Lajme
Raporti vlerësoj se përkundër faktit që institucionet e Kosovës vazhduan përkushtimin deklarativ publik ndaj procesit integrues është bërë progres i kufizuar në zbatimin e reformave Evropiane.
Raporti i ka kushtuar një vëmendje të posaçme fushës së ekonomisë, shkruan lajmi.net.
Në raport thuhet se, terminalet doganore vazhdojnë të janë të vendosur në objektet private të cilat inkasojnë të hyrat nga çdo kamion i cili hynë në terminal për të përfunduar procedurat doganore.
“Këto pagesa janë në kundërshtim me legjislacionin e BE-së dhe MSA-në dhe rrjedhimisht duhet të anulohen. Kosova duhet të ndalojë përdorimin e objekteve private për qëllime të terminaleve doganore dhe duhet të siguroj një tranzicion të terminaleve tek objektet publike, siç është aeroporti i vjetër i Prishtinë”, thuhet në raport.
Afro 37 milionë euro i kanë të hyra 10 terminalet doganore në pronësi private në Kosovë. /Lajmi.net/