KB Kosovari inkuadrohet në Ligën e Parë të basketbollit

KB Kosovari do të jetë anëtari më i ri i Ligës së Parë në basketboll në konkurrencën e meshkujve. Gjatë garave të rregullta, skuadra e Kosovarit shënoi dhjetë fitore në dhjetë ndeshje të zhvilluara, ndërsa edhe në “Play-off” ishte perfekte, duke mos e humbur asnjë ndeshje dhe triumfoi në këtë ligë. Fitorja ndaj Kaçanikut 64:83…

Sport

30/03/2023 16:57

KB Kosovari do të jetë anëtari më i ri i Ligës së Parë në basketboll në konkurrencën e meshkujve.

Gjatë garave të rregullta, skuadra e Kosovarit shënoi dhjetë fitore në dhjetë ndeshje të zhvilluara, ndërsa edhe në “Play-off” ishte perfekte, duke mos e humbur asnjë ndeshje dhe triumfoi në këtë ligë.

Fitorja ndaj Kaçanikut 64:83 i mjaftoi për tu shpallur kampion dhe për të siguruar hyrjen në Ligën e Parë.

Trofeun e dorëzoi Komisari i Garave të FBK-së, Faton Kurshumlija./Lajmi.net/