“Kauboji” i Prizrenit sillej në qytet me dy armë në brez, i konfiskohen nga policia

Një qytetari në Prizren, policia e Kosovës dje ia ka konfiskuar dy revole.

Lajme

14/08/2019 10:31

Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur dje rreth mesditës në lagjen “Ortakoll”, shkruan lajmi.net.

Policia pas pranimit të informacionit ka dalur në vendin e ngjarjes dhe tek i dyshuari T.C, i lindur në vitin 1997 i është gjetur në posedim: Pistoletë ‘Zastava’ me një karikator, dhe pistoleta ‘EKOL TUNA’ tre fishekë të kalibrit 6.35 mm, një shufër metalike dhe një thikë.

Hetuesit dhe njësiti i krim-teknikës ka dalë në vendin e ngjarjes. Armët dhe gjësendet tjera janë sekuestruar.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent në Prokurorinë Themelore në Prizren dhe hetimet janë duke vazhduar. /Lajmi.net/