Katër të arrestuar për tri vrasje të sotme në Vlorë

Në një shkëmbim zjarri mes dy grupeve të armatosura, në një lokal në qytetin e Vlorës, tre persona kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër i plagosur, ndërsa sipas informatave të fundit janë arrestuar katër të dushuar.

Lajme

07/04/2015 23:58

Dy grupe personash janë konfliktuar duke përdorur armë zjarri dhe për pasojë kanë mbetur të vdekur Alfred Velaj, 28 vjeç, Haki Rakipaj, 27 vjeç, dhe Albi Limaj, 28 vjeç. I plagosur ka mbetur  Aleksandër Llanaj, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Policia njoftoi gjatë orëve të mbrëmjes ka arrestuar katër autorët e dyshuar të vrasjes së trefishtë. Ata janë Aleksandër Llanaj, 23 vjeç, Ani Begaj, 36 vjeç, Bertil Alliaj, 23 vjeç, dhe Xhuliano Lutaj, 20 vjeç. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy pistoleta dhe janë bllokuar dy automjete BMË X5. Policia në vendngjarje ka ngritur grup të posaçëm hetimor me Prokurorinë dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Janë marrë në pyetje katër të ndaluarit dhe gjithë dëshmitarët në lokal.

Pistat e kësaj ngjarje janë disa, që nga sherri i çastit, te një konflikt i vjetër deri te larje hesapesh për çështje trafiqesh të ndryshme.

Sipas policisë pjesa më e madhe e personave të përfshirë në këtë konflikt janë persona me precedentë penale për vepra të ndryshme.