Katër skuadra pas Moise Kean

Talenti premtues i Juventus, Moise Kean, është kthyer në shënjestër të gjigantëve të futbollit evropian.

Sport

21/07/2019 11:29

Juventus thuhet se janë të gatshëm ta shesin Kean, me një klauzolë që u siguron atyre të drejtën e blerjes mbrapsht.

Sipas raportimeve të medieve italiane, katër skuadra janë të interesuara për shërbimet e 19 vjeçarit, transmeton lajmi.net.

Arsenal, Sevilla, Everton dhe Borussia Dortmund janë skuadrat që kanë pyetur për yllin e Juventus, që ishte një nga befasitë më të këndshme të sezonit të kaluar.

Kean ka shënuar gjashtë gola në 13 paraqitje në Serie A sezonin e kaluar, si dhe ka fituar debutimin me Italinë, duke shënuar dy herë në tri paraqitje me kombëtaren. /Lajmi.net/