Katër raste të dhunë në familje brenda 24 orëve u raportuan në polici

Katër raste të dhunës janë raportuar brenda 24 orëve të fundit. Dy nga këto raste ishin në rajonin e Prishtinës, një në Pejë dhe një tjetër në Mitrovicë. Si shkak i përdorimit të dhunës disa nga këto raste përfunduan në procedurë të rregullt, e disa persona u dërguan në mbajtje. DHUNË NË FAMILJE Fushë Kosovë…

Lajme

23/05/2025 10:38

Katër raste të dhunës janë raportuar brenda 24 orëve të fundit.

Dy nga këto raste ishin në rajonin e Prishtinës, një në Pejë dhe një tjetër në Mitrovicë.

Si shkak i përdorimit të dhunës disa nga këto raste përfunduan në procedurë të rregullt, e disa persona u dërguan në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

  • Fushë Kosovë / 22.05.2025 – 15:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një konflikti verbal me viktimën femër kosovare e ka sulmuar fizikisht atë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuar me vendim te prokurorit është dërguar në mbajtje.
  • Prishtinë / 22.05.2025 – 22:38. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka pasur një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar. Lidhur me rastin i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Pejë / 22.05.2025 – 09:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Mitrovicë / 22.05.2025 – 23:20.  I dyshuari mashkull kosovar pas një konflikti verbal me viktimën femër kosovare dyshohet se e ka sulmuar fizikisht atë. Viktima  nuk ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuar pas intervistimit me vendim te prokurorit është liruar në procedurë te rregullt./Lajmi.net/