Katër hapat që duhet t’i bëjë Barcelona për të nënshkruar me Kounde

Jules Kounde është dëshira e madhe e Xavi Hernandez.

Sport

15/06/2022 11:08

Mbrojtësi francez, Jules Kounde është një nga lojtarët më të përfolur në merkato.

Lojtari i Sevilla pëlqehet shumë nga Chelsea, por edhe nga trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez. Raportimet e fundit bëjnë të ditur se lojtari i ka thënë klubit të tij se dëshiron kalimin te Barca.

Por, Barca ka punë për të bërë për të kryer një lëvizje të tillë. Sipas ‘Mundo Deportivo’, Barca mund të nënshkruajnë me Kounde nëse kryejnë katër hapa paraprakisht, përcjell lajmi.net.

Ata duhet të shesin kartonin e Clement Lenglet, Oscar Minguez e Samuel Umtiti, si dhe të reduktojnë pagën e Gerard Pique.

Secili nga këta hapa është më i vështirë sesa tjetri për t’u finalizuar gjatë verës. /Lajmi.net/