Kate Middleton sërish shtatzënë ? Ja shenjat që e tregojnë

Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton raportohet se do bëhet nënë për herë të katërt.

ShowBiz

19/09/2019 08:03

Sipas ekspertes mbretërore, Aranzazu Santos Lopez janë dy shenja që tregojnë se Duka dhe Dukesha e Kembrixhit së shpejti do kenë një anëtar të ri në familjen e tyre.

Sipas saj, e dhëna e parë u shfaq ditën kur Kate dhe princi William shoqëruan dy fëmijët e tyre më të mëdhenj në shkollë.

Dukesha kishte një model të ri flokësh dhe sa herë që kjo ka ndodhur në të shkuarën, ka pasuar një njoftim për një fëmijë, transmeton kp.

“Sa herë që Dukesha e Kembrixhit ndryshon look-un e saj, njofton se është shtatzënë brenda disa ditësh,”-tha Lopez.

E dhëna e dytë për një shtatzëni të mundshme, është mbyllja e axhendës së takimeve të ardhshme të dukeshës.

Sipas Lopez ajo dëshiron të marrë kohë të lirë, ndërsa kujtojmë se shtatzënitë e mëparshme të Kate kanë qenë të ndërlikuara.

Kate është nënë e tre fëmijëve, Princit George, Princeshës Charlote dhe Princit Louis.